SI TRAJTOHEN INTELEKTUALËT NGA SHTETI SHQIPTAR!

Nje tjeter goditje ish Regjimit Berisha,opozites aktuale dhe ish mazhorances shqiptare te para pak javeve…Shuplaka e radhes preku institucionin me te rendesishem arkivor ne shkalle kombetare ku grumbullohen,ruhen,perpunohen dhe sherbehen dokumentet kryesore qe deshmojne per historine e kombit dhe te Shtetit Shqiptar,Arkiven e Shtetit!Nevila Nika, Drejtoresha e Arkives se Shtetit Shqiptar, me nje eksperience pune prej afro 35 – vitesh ne kete institucion lirohet nga detyra pa motivacion,ne vend te saj emerohet Z.Gjet Ndoj,ish punonjes policie.Ne fakt, asgje nuk ishte e papritur,ethet neper institucionet dhe administratat shteterore kishin filluar te ndjeheshin qe me nderrimin e pushteteve,gjithcka kishte te bente me kohen dhe radhen…
Mesa duket historia perseritet,metamorfoza e shtetit shqiptar shkon ne varesi te atij qe merr pushtetin, ne Shqiperine e Shek. XXI ende funksionon Ligji i Xhungles,me i forti sundon mbi te dobetin! Per Znj.Nika s’mjaftuan 35 vite jete ne sherbim te Arkives se Shtetit,karriera e gjate e ngritur brenda dyerve te atij institucioni dhe gjithcka tjeter gjate sherbimit te saj si specialiste e vjeter dhe e afirmuar tashme, mesa duket ky rast,i Znj. Nevila Nika ishte nje prej atyre rasteve qe na kujton se sa te rendeshishme jane bindjet politike ne Shoqerine Shqiptare.Aludimet jane te shumta,nje prej tyre te çon ndoshta ne Teorine e Rrotacionit,ne zevendesimin e figurave te vjetra me ato te reja dhe ne njefare menyre kjo eshte gje qe ndodh edhe ne vendet perendimore, kuptohet jo ne kete menyre degraduese dhe mediokre qe Sistemi Shqiptar i servir intelektualeve dhe personaliteteve te kombit te vet!Pas kontributit shumevjecar e per disa prej tyre jetesor (nuk jane pak 35 vjet) Shteti Shqiptar i flak specialistet e vet ne menyren me te poshter njerezore,mosmirenjohes ndaj tyre! Kete e kane bere te dyja pushtetet ne Shqiperi,Te Majtet dhe Te Djathtet, ne menyre te paskrupullt e kane ngritur shoqerine shqiptare mbi ndasite e bindjeve politike, mbi kultin e kundershtarit me njeri tjetrin, ne socialiste dhe demokrate.Kjo ndasi e politikes shqiptare gati – gati te risjell simbolet e lashta te historise,totemin rreth te cilit grumbulloheshin fiset primitive te lashtesise. Deri kur do te vazhdoje kjo lufte e ashper politike ne Shqiperi? Ndermjet njerezve me njeri –tjetrin,shtetit dhe individit apo vete shtetit brenda instancave te tij? Dhe c’ka eshte me e rendesishmja, kur do te marre vlerat dhe respektin qe meriton intelektuali shqiptar qofte ky i majte ose i djathte?A do te vije valle dita qe shteti shqiptar do t’i ofroje dinjitetin dhe mirenjohjen qe i takon specialisteve te tij e qe Znj.Nika,ashtu si shume te tjere do te lene pas nje karriere krenare dhe dinjitoze e do te trajtohen si te tille edhe post-saj? Ky eshte nje shqetesim sa qytetar aq edhe intelektual,sa bashkekohor aq edhe i hershem,eshte madje tangentja qe kalon neper te dy pushtetet si per te treguar se edhe ato kane shume te perbashketa megjithe kontradikten midis tyre,te pakten ne dukje.
Ky shqetesim nuk lidhet vetem me lirimin nga detyra te Zonjes Gjika,si qytetare, intelektuale, specialiste dhe ish kreu i Arkives se Shtetit Shqiptar por njekohesisht edhe me te ardhmen e Z.Ndoj si kreu aktual i ketij institucioni ne vijimesi…Duke e uruar sinqerisht per detyren e re Z.Ndoj ne krye te Institucionit me te Rendesishem Arkivor,shpresoj qe pasi ta kete permbushur detyren e tij,shoqeria dhe shteti do te kene mesuar se si t’a trajtojne intelektualin e mirefillte shqiptar pas largimit te tij…